Ankaraja i shpreh shqetësimet Teheranit për municionin e lëshuar drejt hapësirës ajrore turke
Gjatë një bisede telefonike, ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, i tha homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, që të shmangen të gjitha hapat që mund të përshkallëzojnë konfliktin.
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, të mërkurën i përcolli homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, shqetësimin e Ankarasë për një municion balistik të lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke, i cili u neutralizua nga forcat e NATO-s.
Burime nga Ministria e Jashtme e Türkiyes informuan se gjatë një bisede telefonike, Fidan i tha Araghchit se duhet shmangur çdo hap që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit.
Më herët, një municion balistik i lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Ministria bëri të ditur në platformën turke të mediave sociale NSosyal se projektili, i cili u zbulua pasi kaloi mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua me sukses nga sistemet e mbrojtjes ajrore.