| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti "Ukshin Hoti" i Prizrenit ndërmarrin hapa për bashkëpunim
Gjatë takimit me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, Prof. Dr. Mentor Alishani, dhe zëvendësrektorin Prof. Dr. Serdan Kervan, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve.
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti "Ukshin Hoti" i Prizrenit ndërmarrin hapa për bashkëpunim
Universiteti i Trakyas dhe Universiteti "Ukshin Hoti" i Prizrenit ndërmarrin hapa për bashkëpunim / َAA

Rektori i Universitetit të Trakyas në Edirne të Türkiyes, Prof. Dr. Mustafa Hatipler, kryesoi delegacionin që vizitoi Kosovën për të zhvilluar kontakte të ndryshme në kuadër të "Projektit të Urave të Vëllazërisë", të realizuar nga Universiteti i Trakyas në përputhje me vizionin e tij për Ballkanin, ku edhe vizitoi Universitetin "Ukshin Hoti" të Prizrenit.

Sipas një njoftimi të universitetit, gjatë takimit me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, Prof. Dr. Mentor Alishani, dhe zëvendësrektorin Prof. Dr. Serdan Kervan, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve.

Në këtë kuadër, u vlerësuan programet e shkëmbimit akademik, projektet e përbashkëta, realizimi i programeve të përbashkëta të masterit dhe doktoratës me diplomë të dyfishtë, si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të Unionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA), që do të mbahet në Prizren.

Mes Universitetit të Trakyas, i cili ushtron sekretarinë e Unionit, dhe Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, nikoqir i takimit, u diskutuan punët që mund të zhvillohen lidhur me procesin e përgatitjes dhe organizimit të takimit.

Hatipler, cituar në njoftim, ka thënë se bashkëpunimet që do të zhvillohen do të forcojnë lidhjet mes dy institucioneve dhe se synojnë t’i shndërrojnë kontaktet e zhvilluara në përputhje me vizionin e tyre për Ballkanin në partneritete të përhershme dhe të qëndrueshme.

Alishani tha se punët e përbashkëta që do të zhvillohen do t’u ofrojnë mundësi të reja stafit akademik dhe studentëve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë