| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria mesazh urimi për 103-vjetorin e Republikës së Türkiyes
"Miqësia jonë e kahershme dhe lidhjet e thella mes popujve tanë qëndrojnë në thelb të partneritetit të fortë e të qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Türkiyes", thuhet në mesazhin e urimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Shqipëria mesazh urimi për 103-vjetorin e Republikës së Türkiyes
Shqipëria mesazh urimi për 103-vjetorin e Republikës së Türkiyes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale thuhet se shprehin urime të përzemërta për mikun ngushtë dhe aleatin në NATO, Türkiyen, si dhe për popullin turk, me rastin e 103-vjetorit të Republikës.

"Miqësia jonë e kahershme dhe lidhjet e thella mes popujve tanë qëndrojnë në thelb të partneritetit të fortë e të qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Türkiyes. Si aleatë dhe partnerë të ngushtë, ne mbetemi të bashkuar në përkushtimin tonë për sigurinë e përbashkët si dhe për avancimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për vendet tona dhe për rajonin tonë më të gjerë", thuhet në mesazhin e urimit.

Republika e Türkiyes u krijua pas Luftës Turke për Pavarësi, një luftë e udhëhequr nga Ataturku dhe lëvizja kombëtare kundër pushtimit të huaj dhe përpjekjeve për ndarjen e Anadollit pas Luftës së Parë Botërore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë