| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Sllovakia: Furnizimi me naftë ruse ka rifilluar përmes tubacionit "Druzhba"
Tubacioni është bërë një nga çështjet më të diskutueshme në Evropë që nga ndërprerja e furnizimeve me naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë në muajin janar.
Sllovakia: Furnizimi me naftë ruse ka rifilluar përmes tubacionit "Druzhba"
Sllovakia: Furnizimi me naftë ruse ka rifilluar përmes tubacionit "Druzhba" / AA

Ministrja e Financave e Sllovakisë, Denisa Sakova, ka bërë të ditur se furnizimi me naftë ruse drejt Sllovakisë përmes tubacionit "Druzhba" ka rifilluar.

“Sot nga ora 02:00 (00:00 GMT) furnizimi me naftë drejt Sllovakisë përmes tubacionit 'Druzhba' ka rifilluar”, shkroi Sakova në rrjetet sociale.

Sakova, e cila është gjithashtu zv/kryeministre e Sllovakisë, tha se furnizimi aktual po zhvillohet “në përputhje me planin e rënë dakord”.

Tubacioni është bërë një nga çështjet më të diskutueshme në Evropë që nga ndërprerja e furnizimeve me naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë në muajin janar, me Budapestin dhe Bratisllavën që fajësojnë Kievin për ndërprerjen ndërsa Ukraina ka deklaruar se shkaku ishte një sulm rus.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë