Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua të mërkurën në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergey Shoigu, njoftoi Ministria e Jashtme e Türkiyes.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës dyditore të Fidanit në kryeqytetin rus, e cila përfundon të mërkurën.
Nuk u publikuan menjëherë detaje të tjera lidhur me bisedimet mes tyre.
TË REKOMANDUARA
Më vonë, Fidan u takua edhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë ruse të energjisë Rosneft, Igor Sechin.
Edhe për këtë takim nuk u dhanë detaje shtesë nga zyrtarët.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë


















