Bashkëpunimi në rajonin e Detit të Zi dhe Korridori VIII në fokus të takimit Begaj–Hajiyev
Begaj priti në takim sekretarin e përgjithshëm të PABSEC-ut, ku u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të PABSEC-ut si platformë dialogu dhe bashkëpunimi parlamentar në rajonin e Detit të Zi.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti në një takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev.
Në fokus të takimit ishte roli i rëndësishëm i PABSEC-ut si platformë dialogu dhe bashkëpunimi parlamentar në rajonin e Detit të Zi, me theks në zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe forcimin e paqes e sigurisë. Kreu i Shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në nismat që promovojnë bashkëpunimin rajonal.
Gjatë bisedimeve u nënvizua nevoja e forcimit të dialogut dhe tolerancës, si dhe përmirësimit të lidhshmërisë rajonale, duke u veçuar rëndësia strategjike e Korridorit VIII.
Në kontekstin e zhvillimeve aktuale, presidenti i Republikës u shpreh se “askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, por ne duhet të punojmë për të”.