Shqipëri, Lamallari: Ndalimi i monopatinave, vendim për mbrojtjen e qytetarëve

Referuar Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, që prej marrjes së vendimit, nga gati 1 mijë raste aksidentesh në 2024, përfshirë edhe humbje jete, ka vetëm 6 raste aksidentesh.

By
Shqipëri, Lamallari: Ndalimi i monopatinave, vendim për mbrojtjen e qytetarëve / ATA

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, gjatë seancës së kësaj të enjtjeje në Kuvend theksoi se vendimi për ndalimin e monopatinave ishte i domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve.

Ministri nënvizoi se situata ka ndryshuar ndjeshëm pas ndalimit, duke thënë se ka një ulje të numrit të aksidenteve.

“E rëndësishme është t’i hedhim sytë nga BE-ja, ata e kanë trajtuar duke patur parasysh jo përfitimet politike, por mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve të tyre. Më i famshëm është Parisi që ndaloi përdorimin e monopatinave, nuk është masë antiligjore, por rregull dhe shmangia e kaosit në rrugë”, tha ministri.

“Për sa u përket shifrave që kanë çuar drejt një vendimmarrjeje të tillë, mjafton të citoj të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit. Në vitin 2023 janë evidentuar plot 587 raste aksidentesh nga monopatinat; Në vitin 2024 janë evidentuar plot 991 raste aksidentesh, duke përfshirë edhe humbje jete; Në vitin 2025, ky numër ka shkuar në 887.” shtoi Lamallari. 

Referuar Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, që prej marrjes së vendimit, nga gati 1 mijë raste aksidentesh në 2024, përfshirë edhe humbje jete, ka vetëm 6 raste aksidentesh.