Presidenti Erdoğan dhe homologu finlandez diskutojnë çështjet rajonale dhe globale
Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes njoftoi se Erdoğan theksoi përpjekjet e Ankarasë për ta rritur vëllimin tregtar me Helsinkin dhe tha se Türkiye synon t’i përparojë marrëdhëniet përmes hapave që do të ndërmerren.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij finlandez, Alexander Stubb, kanë diskutuar në një telefonatë lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes njoftoi se Erdoğan theksoi përpjekjet e Ankarasë për ta rritur vëllimin tregtar me Helsinkin dhe tha se Türkiye synon t’i përparojë marrëdhëniet përmes hapave që do të ndërmerren.
“Türkiye po përpiqet për përfundimin me sukses të procesit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha Erdoğan, duke shtuar se bisedimet e Istanbulit përbëjnë një platformë diplomatike, "efektiviteti i së cilës është provuar tashmë".
"Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye po e monitoron nga afër zbatimin e armëpushimit në Gaza, se paqja e qëndrueshme në rajon është e mundur vetëm përmes vizionit të zgjidhjes me dy shtete dhe se njohja e Shtetit të Palestinës nga Finlanda do të ishte e mirëpritur", tha drejtoria turke.
Erdoğan e uroi homologun e tij për Ditën e Pavarësisë së Finlandës, e cila bie më 6 dhjetor.