| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
WSJ-ja: Ushtria amerikane përdori modelin IA të Anthropic në operacionin për të kapur Maduron
Gazeta, duke cituar burime anonime, tha se Claude u përdor përmes partneritetit të Anthropic me Palantir Technologies, një kontraktor për agjencitë e mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit federal të ShBA-së.
WSJ-ja: Ushtria amerikane përdori modelin IA të Anthropic në operacionin për të kapur Maduron
WSJ-ja: Ushtria amerikane përdori modelin IA të Anthropic në operacionin për të kapur Maduron / AA
15 Shkurt 2026

Ushtria e ShBA-së ka përdorur modelin e inteligjencës artificiale Claude të kompanisë Anthropic gjatë operacionit për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, raportoi të shtunën The Wall Street Journal (WSJ).

Gazeta, duke cituar burime anonime, tha se Claude u përdor përmes partneritetit të Anthropic me Palantir Technologies, një kontraktor për agjencitë e mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit federal të SHBA-së.

Sipas lajmit, pas sulmit, një punonjës i Anthropic e ka pyetur një homolog në Palantir Technologies se si ishte përdorur Claude në operacion.

Anthropic u bë zhvilluesi i parë i njohur i inteligjencës artificiale, teknologjia e të cilit është përdorur në një operacion të klasifikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së, megjithëse mbetet e paqartë se si u përdor mjeti – i aftë për detyra që variojnë nga analiza e dokumenteve PDF deri te orientimi i dronëve autonomë.

Një zëdhënës i Anthropic refuzoi të komentojë nëse Claude është përdorur në operacion, thuhet në lajm.

“Çdo përdorim i Claude – qoftë në sektorin privat apo në institucionet qeveritare – duhet të jetë në përputhje me politikat tona të përdorimit, të cilat rregullojnë mënyrën se si mund të zbatohet Claude. Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë për të siguruar përputhshmërinë”, i ka thënë zëdhënësi gazetës.

Eksploro
Mijëra njerëz protestojnë në Nangarhar të Afganistanit pas sulmeve ajrore pakistaneze
Liban, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite rritet në 294
Një valë e re shpërthimesh dëgjohet në kryeqytetin e Iranit
Anketat tregojnë se shumica e evropianëve kundërshtojnë sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit
Emirates rifillon fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait pas një pezullimi të shkurtër
Gjermania do t'i tërheqë ushtarët nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin
Të paktën 16 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Libanit
Pezeshkian: Irani do të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje nëse ato nuk sulmojnë të parat
ShBA-ja miraton shitjen e armëve për Izraelin në vlerë 151,8 milionë dollarë
Arabia Saudite rrëzon raketë balistike që synonte bazën ajrore Prince Sultan
Irani lëshon një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit
Gra dhe fëmijë në mesi e 9 të vrarëve në sulmin e ri ajror izraelit në Liban
Polonia: Dërgesat e armëve amerikane në Evropë mund të përballen me vonesa
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë tensionet teksa kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet
Türkiye mohon se ka kërkuar nga intelegjenca britanike rritjen e sigurisë për presidentin sirian
Kryediplomati turk zhvillon biseda me homologët nga Omani, Katari dhe Estonia
Departamenti i Shtetit: Rreth 24 mijë amerikanë janë kthyer në SHBA nga Lindja e Mesme
Zvicra do të reduktojë blerjen e planifikuar të avionëve luftarakë F-35A
Ministri i Jashtëm i Türkiyes bisedon me homologun armen për zhvillimet rajonale
Rusia pretendon kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë