| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza
Kryeministri tha se FSK-ja aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, ndërsa përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit.
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza
Kurti takohet me shefen e NATO-s për Operacione, thekson përgatitjet e FKS-së për misonin në Gaza / AA
8 Prill 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu falënderime për angazhimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë e Mbrojtjes si organ kyç ndërlidhës dhe këshillues i aleancës veri-atlantike në Kosovë.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, kryeministri Kurti foli për mundësitë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e NATO-s. Po ashtu, për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e aleancës veri-atlantike.

Kryeministri Kurti tha se FSK-ja ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkë-zbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Türkiye.

Ai po ashtu theksoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, ndërsa përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit.

Ai theksoi se Kosova është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO.

Hallengren, nga ana e saj, e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë, si dhe vlerësoi lartë vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Konjufca në Antalya: Siguria kusht për stabilitetin, Kosova synon bashkëpunim të ndershëm në Ballkan
Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha në ADF: BE-ja mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor
Mucunski në ADF: Përpjekjet diplomatike të Turqisë janë me rëndësi të madhe
Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez
Vuçiq: Qëllimi i Prishtinës është të njihet pavarësia e Kosovës, pa asociacionin e komunave serbe
Kosovë, autoritetet arrestojnë një të dyshuar për përfshirje në sulmin e Banjskës
Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës
Presidentja sllovene: Në Gaza po ndodh gjenocid, të hiqet vetoja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision stabilizues në Gaza
Kryeministri serb Gjuro Macut vlerëson marrëdhëniet Türkiye-Serbi
Kuvendi i Kosovës miraton Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Gashi: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj procesit të anëtarësimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Damka: Türkiye ka rol konstruktiv në Ballkan
Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk: Avancojmë marrëdhëniet shqiptaro-turke
Maqedonci-Nufi: Shqipëria qëndron me Kosovën në rrugëtimin e saj që nga çlirimi dhe pavarësia
Shqipëria dhe Kosova do të konkurrojnë për të dytin vit në olimpiadën e përbashkët të gjuhës shqipe
Zv.kryeministri i Malit të Zi takon kryediplomaten palestineze në Forumin e Diplomacisë së Antalyas
Shqipëria mirëpret armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit
Shqipëri, fillon festivali i xhazit, performojnë artistë nga Türkiye
Kurti: Kosova është e interesuar që të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Belgjikën