Banka Botërore ka miratuar projektin për sektorin agro-ushqimor të Türkiyes, përmes të cilit do të sigurojë 750 milionë dollarë financim, njoftoi Ministria turke e Thesarit dhe e Financave.
Ministria turke e Bujqësisë dhe e Pylltarisë dhe Agjencia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural do ta zbatojnë projektin me fondet e siguruara.
Qëllimi është rritja e konkurrueshmërisë dhe integrimit të zinxhirëve të vlerës së produkteve bujqësore dhe ushqimore në Türkiye si dhe rritja e produktivitetit dhe kapacitetit për zhvillim të kompanive dhe prodhuesve të sektorit agro-ushqimor, duke lehtësuar gjithashtu qasjen e tyre në treg.
Me këtë financim, Banka Botërore do t’i ketë siguruar Türkiyes mbi 9 miliardë dollarë financim të jashtëm afatgjatë dhe me kushte të favorshme për të gjithë sektorët gjatë vitit 2026.
Ministri turk i Thesarit dhe i Financave, Mehmet Simsek, tha se bashkëpunimi me Bankën Botërore për forcimin e ekosistemit të prodhimit të Türkiyes do të vazhdojë.






















