| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Vandalizohet një xhami në Gjermani, lihet një kokë derri në hyrje
Muri i një xhamie në qytetin Memmingen të Gjermanisë është dëmtuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa mbi gjysmëhënën në hyrje u vendos një kokë derri dhe hyrja e xhamisë u përlye me gjak.
Vandalizohet një xhami në Gjermani, lihet një kokë derri në hyrje
Vandalizohet një xhami në Gjermani, lihet një kokë derri në hyrje / AA

Muri i një xhamie në qytetin Memmingen të Gjermanisë është dëmtuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa mbi gjysmëhënën në hyrje u vendos një kokë derri dhe hyrja e xhamisë u përlye me gjak.

Lidhur me sulmin ndaj Unionit Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB) në Memmingen, policia gjermane njoftoi se është hapur hetim për rastin.

Policia tha se rreth orës 04:30 me kohën lokale, muri prej mermeri rreth 1,5 metra i lartë, në majë të të cilit ndodhej një gjysmëhënë, u vandalizua.

Thuhet se personat e paidentifikuar me gjasë hodhën tullumbace të mbushura me gjak kafshësh drejt derës hyrëse dhe vendosën një kokë derri mbi simbolin e gjysmëhënës. Pas sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë