Në Shqipëri vazhdon protesta e thirrur nga studentët, ndërkohë në protestën e sotme janë shënuar edhe disa tensione të vogla dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protesta e mbështetur nga pedagogë, grupe të tjera të shoqërisë dhe qytetarë, filloi më 13 tetor, ndërkohë ka vazhduar pa ndërprerje.
Pjesë e protestës së sotme ishte edhe aktivistja e njohur ndërkombëtare Greta Thunberg, duke mbështetur edhe grupimin e protestuesve që njihet si “Flamingot”.
Gjatë protestës u shënuan edhe momente tensionesh dhe përplasjes pranë selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku policia u bëri thirrje protestuesve që mos të bllokojnë rrugët për qarkullimin e automjeteve.
Protestuesit kanë kundërshtuar forcat e policisë me pretendimin se kanë të drejtë të protestojnë, ndërkohë është raportuar se ndaj protestuesve është përdorur spraj djegës.
Edhe gjatë ditës së sotme protestuesit kanë marshuar në disa rrugë të kryeqytetit.
Në Shqipëri, janë mbajtur protesta të thirrura nga studentët dhe të mbështetura nga pedagogë, nxënës të shkollave të mesme dhe nga qytetarët, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, akteve të dhunës dhe dëmtim të pronës publike dhe institucioneve.
Protestuesit kanë pretenduar se shqetësimet e ngritura lidhen me nevojat e studentëve, të cilat sipas tyre nuk janë adresuar në vitet e fundit, ndërkohë kërkesat janë zgjeruar dhe në çështje të tjera.






















