| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Arpagus në Kosovë jep mesazh për unitet dhe vëllazëri
Arpagus foli në programin e iftarit të organizuar në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim mes Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV) dhe Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë.
Arpagus në Kosovë jep mesazh për unitet dhe vëllazëri
Arpagus në Kosovë jep mesazh për unitet dhe vëllazëri / AA
4 Mars 2026

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Safi Arpagus, ka theksuar se i Madhërishmi Zot ka urdhëruar solidaritetin, ndihmën e ndërsjellë dhe unitetin mes vëllezërve.

Arpagus foli në programin e iftarit të organizuar në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim mes Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV) dhe Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë.

Duke theksuar se i Madhërishmi Zot ka urdhëruar solidaritetin, ndihmën e ndërsjellë, unitetin dhe bashkimin mes vëllezërve, Arpaguş tha: "Nga vëllezërit tanë besimtarë, kudo që të jenë në botë, nëse njërit i hyn një gjemb në thua apo në mish të gishtit, ta ndiejmë dhe ta ndajmë dhimbjen e pikëllimin e tij është kërkesë e besimit tonë".

"Në kuadër të këtij parimi të pejgamberit tonë të dashur, i cili e kushtëzoi dashurinë, afërsinë dhe vëllazërinë me besimin, i lutem të Madhërishmit Zot që uniteti ynë, bashkimi ynë, vëllazëria jonë dhe dashuria jonë të jenë të përhershme. Në këtë mbrëmje të bukur të Prizrenit, falënderoj të gjithë vëllezërit tanë që nderuan sofrën tonë të zemrës. I lutem të Madhërishmit Zot që ta bëjë të përhershme vëllazërinë dhe dashurinë tonë", theksoi ai duke ua përcjellë përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ambasadori turk në në Prishtinë, Sabri Tunc Angili, në fjalën e tij në program, duke theksuar se në Evropë ka dy vende me më shumë se 90 për qind të popullsisë myslimane, të cilat janë Türkiye dhe Kosova, tha: "Për këtë arsye, institucionet fetare si të Kosovës ashtu edhe të Republikës së Türkiyes janë në një bashkëpunim jashtëzakonisht të afërt dhe të ngushtë".

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fikrim Damka, duke tërhequr vëmendjen për marrëdhëniet e mira mes Türkiyes dhe Kosovës në fusha të ndryshme, theksoi se kur të përfundojë xhamia e ndërtuar nga TDV në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ajo do të jetë simbol i vëllazërisë dhe miqësisë mes dy vendeve.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në fjalën e tij theksoi se muaji i Ramazanit mbart kuptime të unitetit, vëllazërisë, dashurisë, bashkimit, solidaritetit dhe sakrificës, si dhe falënderoi institucionet turke që veprojnë në Kosovë për mbështetjen e tyre.

Ndërkohë, në programin e iftarit morën pjesë edhe shumë të ftuar të tjerë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kurti e konsideron jokushtetues dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit
Vuçiq takon admiralin e NATO-s Wikoff, flasin për bashkëpunim duke ruajtur neutralitetin ushtarak
Mickoski zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit
Kosovë, hapet ekspozita "Tri ditë që ndryshuan historinë"
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin nëntë raketa balistike dhe 109 dronë mes tensioneve në rritje
Betohen në Presidencë shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë
Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të parakohshme
Dështon seanca e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri
Begaj: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Türkiyes kanë rrënjë të thella historike dhe kulturore
Kuvendi i Kosovës pa kuorum për votimin e amendamenteve të propozuara nga presidentja Osmani
Maqedonia e Veriut evakuon shtetasit e saj nga Izraeli
Shqipëria dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit, akuzon Iranin për agresion
Policia e Kosovës gjen armë, municion dhe uniforma ilegale në Leposaviq
Kosovë, Osmani procedon në Kuvend amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejtë të presidentit
Kosova në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit
Prifti dhe imami në sofrën e iftarit: E ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës është në bashkëjetesë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për projektet ndërkufitare në rajonin e Ohrit
Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar
Kosovë, arrestohen tre persona në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik
Kosovë, shënohet 28 vjetori i Epopesë së UÇK-së