Qeveria e Kosovës premton 1 milion euro në rast fitoreje ndaj Türkiyes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar sot në mëngjes, uroi që Kosova të fitojë edhe finalen e "play off"-it më Türkiyen, që luhet në "Fadil Vokrri" mbrëmjen e së martës.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 500 mijë eurove për Federatën e Futbollit të Kosovës me qëllim të shpërblimit të kombëtares kosovare të futbollit pas fitores ndaj Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar sot në mëngjes, uroi që Kosova të fitojë edhe finalen e "play off"-it më Türkiyen, që luhet në "Fadil Vokrri" mbrëmjen e së martës.
Në rast të kualifikimit ai ka thënë se do të ndajnë edhe 1 milion euro të tjera.
"Kualifikimi në Kupën e Botës do ta kuptimësonte shënimin e 10 vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Një fitore nesër po ashtu do të përbënte një arsye për t'u mbledhur sërish ne këtu. Në rast kualifikimi në Kupën e Botës do të ndajmë edhe 1 milion euro të tjera për përfaqësuesen tonë në futboll", tha Kurti.
Në rast se Kosova ecën përpara, për sukseset në Kupën e Botës, kryeministri Kurti paralajmëroi "shpërblime që nuk ua merr mendja".
Kurti vizitoi mbrëmë presidentin e FFK-së, Agim Ademi si dhe lojtarët e Kosovës, në prag të ndeshjes së tyre me Türkiyen e cila zhvillohet të martën në "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe është jetike për të dyja kombëtaret.