Dy dronë bien pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, plagosen 4 persona

U bë e ditur se incidenti shkaktoi lëndime të lehta te dy shtetas nga Gana dhe një shtetas nga Bangladeshi, ndërsa një shtetas indian ka pësuar lëndime të moderuara.

By
Dy dronë bien pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, plagosen 4 persona / TRT Balkan

Dy dronë ranë pranë Aerportit Ndërkombëtar të Dubait sot, duke plagosur katër persona, njoftoi Zyra Mediale e Dubait. 

Zyra bëri të ditur se incidenti shkaktoi lëndime të lehta te dy shtetas të Ganës dhe një shtetas i Bangladeshit, ndërsa një shtetas indian ka pësuar lëndime të moderuara.

Ajo shtoi se trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait vazhdon të funksionojë normalisht.

Përshkallëzimi rajonal u shtua pasi Izraeli dhe ShBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë më shumë se 1.200 persona, përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.

Më pas, Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.