Osmani diskuton me homologun finlandez zhvillimet politike dhe të sigurisë

Presidentja e Kosovës falënderoi homologun Alexander Stubb për mbështetjen e qëndrueshme të Finlandës ndaj perspektivës euroatlantike të Kosovës.

By
Osmani diskuton me homologun finlandez zhvillimet politike dhe të sigurisë / AP

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun finlandez, Alexander Stubb, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Në një postim në X, Osmani e ka falënderuar homologun Stubb për mbështetjen e qëndrueshme të Finlandës ndaj perspektivës euroatlantike të Kosovës. 

“Është gjithmonë mirë të flasësh me mikun e dashur të Kosovës, presidentin finlandez Alexander Stubb”, ka shkruar Osmani.