Sipas monitoruesit të ndërprerjeve Downdetector, kompania amerikane e rrjeteve sociale X ka përjetuar ndërprerje gjatë ditës, duke prekur mijëra përdorues në mbarë botën.
Duke filluar nga ora 17:05 GMT, më shumë se 14 mijë përdorues raportuan probleme në qasjen në platformë.
TË REKOMANDUARA
Rreth 48 për qind e ankesave lidhen me shërbimet në “feed” dhe “timeline”, 33 për qind me aplikacionin dhe 12 për qind me faqen e internetit.
Downdetector mbledh të dhëna nga raportimet e përdoruesve, çka do të thotë se numri real i përdoruesve të prekur mund të jetë edhe më i lartë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë


















