Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka anuluar një udhëtim të planifikuar familjar në ShBA, mes vështirësive në marrjen e vizës.
Ambasada e ShBA-së i ka thënë Ben-Gvir-it se ai duhet të paraqitet personalisht për të dhënë shenjat biometrike të gishtërinjve si pjesë e procesit të vizave, raportoi sot e përditshmja izraelite "Haaretz".
TË REKOMANDUARA
Kërkesa u interpretua në raportet e mediave izraelite si një shenjë ngurrimi për t'i dhënë atij vizën.
Ben-Gvir ka qenë shpesh në kryetitujt e mediave për veprimet e tij provokuese, të cilat kanë nxitur kritika të gjera dhe dënim ndërkombëtar.



















