Erdoğan priti në takim presidenten e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova

Presidenti Erdoğan e priti homologen Siljanovska-Davkova me ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe.

By
Erdoğan priti në takim presidenten e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova / AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, u takua me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Erdoğan e priti Siljanovska-Davkovan me ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe. Dy liderët prezantuan delegacionet e tyre, pas së cilës kaluan në takim.

Në takim ishin të pranishëm edhe kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Burhanettin Duran, dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri i presidentit turk, Akif Çagatay Kiliç.