Ankaraja në koordinim me Amanin dhe Kajron për armëpushimin dhe ndihmat në Gaza
Hakan Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij jordanez dhe atë egjiptan. Diskutimet u përqëndruan në përpjekjet humanitare, si dhe në hapat e ndërmarra për ta bërë armëpushimin të përhershëm.
Ankaraja në koordinim me Amanin dhe Kajron për armëpushimin dhe ndihmat në Gaza / AA
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, zhvilloi të premten biseda telefonike me homologët e tij të Jordanisë dhe Egjipti, Ayman Safadi dhe Badr Abdelatty.
Sipas burimeve diplomatike turke, bisedat u përqendruan në përpjekjet në vijim për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, si dhe në hapat e ndërmarra për ta bërë armëpushimin të përhershëm.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth diskutimeve.