| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Shefi i IEA-së: Kriza globale e energjisë do të riformësojë tregjet dhe do të thellojë rreziqet
"Situata është jashtëzakonisht e brishtë", thotë shefi i IEA-së, Fatih Birol, duke paralajmëruar se tensionet në Ngushticën e Hormuzit ekspozojnë dobësitë globale të energjisë.
Shefi i IEA-së: Kriza globale e energjisë do të riformësojë tregjet dhe do të thellojë rreziqet
Shefi i IEA-së, Birol: Kriza globale e energjisë do të riformësojë tregjet dhe do të thellojë rreziqet / AA

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, paralajmëroi të martën se sistemi global i energjisë po përballet me një nivel brishtësie të paparë, të nxitur nga tensionet gjeopolitike.

“Po jetojmë në një situatë jashtëzakonisht të brishtë. Ekonomia globale varet sot nga një numër shumë i kufizuar aktorësh”, tha Biroli për radion “France Inter”.

Duke folur në selinë e IEA-së në Paris, ai tha se paqëndrueshmëria rreth Ngushticës së Hormuzit është një faktor kyç rreziku për tregjet globale të energjisë. Biroli paralajmëroi se ndërprerjet në rrugën e ngushtë ujore mund të kenë pasoja të gjera për ekonominë globale, duke e quajtur situatën “absurde, por reale”.

“Vazoja është e thyer. Dhe kur një vazo thyhet, nuk mund ta riparosh plotësisht”, vijoi ai, duke theksuar se efektet e krizës aktuale do të jenë afatgjata.

Kreu i IEA-së tha se tregjet globale të energjisë mbeten shumë të ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë sinjalet nga aktorë politik të mëdhenj si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaratat e të cilit mbi politikën tregtare dhe energjetike vazhdojnë të kontribuojnë në pasigurinë e tregut.

“Ekonomia globale varet sot nga një numër shumë i kufizuar aktorësh”, tha Biroli, duke theksuar përqendrimin e rrezikut në zinxhirët e furnizimit me energji. Shefi i IEA-së potencoi edhe ndikimin e luftës në Ukrainë, e cila ndërpreu rrjedhat e naftës dhe gazit dhe riformësoi zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht në Evropë.

Ai tha se Rusia mbetet lojtar kyç në tregjet globale të energjisë, pavarësisht sanksioneve dhe ndryshimit të modeleve tregtare, duke shtuar paqëndrueshmërinë e çmimeve dhe rrugëve të furnizimit. Biroli e krahasoi situatën aktuale me goditjet e naftës së viteve 1970, por shpjegoi se kriza aktuale është edhe më e rëndë për shkak të ndikimit të saj të kombinuar në naftë, gaz, plehra dhe nënprodukte petrokimike.

Sipas tij, kriza mund të thellojë inflacionin dhe të ngadalësojë rritjen globale, me pasoja veçanërisht serioze për ekonomitë në zhvillim, përfshirë vendet në Afrikë dhe Azinë Jugore. Lidhur me Evropën, argumentoi ai, vende të tilla si Franca janë relativisht më të përgatitura, por do të përballen ende me çmime më të larta dhe presion mbi fuqinë blerëse të familjeve.

Biroli shtoi se rivendosja e stabilitetit mund të zgjasë me vite, duke vënë në dukje se infrastruktura e dëmtuar e energjisë dhe paqëndrueshmëria e tregut mund të kërkojnë të paktën dy vjet për të normalizuar kushtet. Ai nënvizoi se kriza mund të përshpejtojë tranzicionin global të energjisë, me burimet e rinovueshme, energjinë bërthamore dhe automjetet elektrike që dalin si përfitues kryesorë, ndërsa disa vende mund të rrisin përkohësisht përdorimin e qymyrit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
OKB-ja: Rreth 8.000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në mbarë botën në vitin 2025
Belgjika nis plan katër vjeçar për rritjen e gatishmërisë së publikut për emergjenca
Protestë në Uashington për ndalimin nga ICE-ja të një lideri të komunitetit palestinez
Evropa shënoi numër rekord rastesh të kollës së mirë në vitin 2024
Kreu i gjyqësorit iranian: Mundësia që ShBA-ja dhe Izraeli të rifillojnë sulmet s’është e vogël
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin vdekjeprurës ndaj paqeruajtësve në Liban
Trumpi: Rikuperimi i uraniumit të pasuruar të Iranit do të jetë “i gjatë dhe i vështirë”
Presidenti iranian sinjalizon “mosbesim dhe sinjale kontradiktore” nga ShBA-ja
BE-ja propozon rifillimin e plotë të marrëveshjes së bashkëpunimit me Sirinë
Magyar: Hungaria do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet “sot” në Islamabad
Italia mund t’i riaktivizojë termocentralet me qymyr nëse çmimet e gazit rriten
Libani emëron ish-të dërguarin në ShBA për bisedimet me Izraelin
Pakistani përfundon përgatitjet e sigurisë për bisedime të reja ShBA-Iran
2 banorë të Gazës të vrarë nga zjarri izraelit, numri i të vdekurve arrin në 72.500
Sulmi kibernetik ka të ngjarë të ketë shkaktuar rrjedhje të madhe të të dhënave në faqen e interneti
Polonia kërkon llogaridhënie pasi ushtarët izraelitë "pranojnë krimet e luftës"
Spanja thotë se Izraeli po zbaton “strategjinë e Gazës” në Liban
Raporti: EBA-ja në bisedime me ShBA-në për linjë shkëmbimi valutor nëse lufta zgjatet
Irani do të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me ShBA-në