| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Osmani falënderon Erdoğanin dhe popullin turk për mbështetjen ndaj Kosovës
“Qoftë e përhershme lidhja jonë e fortë”, ka shkruar Presidentja e Kosovës në gjuhën turke, duke falënderuar homologun Erdoğan dhe popullin turk për qëndrimin pranë popullit të Kosovës.
Osmani falënderon Erdoğanin dhe popullin turk për mbështetjen ndaj Kosovës
Osmani falënderon Erdoğanin dhe popullin turk për mbështetjen ndaj Kosovës
8 Tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe popullin turk për mbështetjen ndaj vendit të saj.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin Erdoğan, një njeri që mban fjalën e tij, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë njerëzit e rajonit tonë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë”, tha Osmani në një postim në X.

Duke theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po avancion bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin në vend të vendeve të NATO-s, Osmani reagoi ndaj deklaratave të Vuçiqit mbi dronët e siguruar nga Kosova.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse bazuar në standardet e NATO-s, duke siguruar paqen dhe stabilitetin për popullin tonë dhe duke kontribuuar aktivisht në sigurinë kolektive. Vuçiq duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por mendoj se për mendjen e tij hegjemone që është e kapur nga e kaluara dhe gjithmonë e obsesionuar me frikësimin e të tjerëve, një pjekuri e tillë duket jashtë përmasës së tij”, ka shkruar Presidentja e Kosovës.

Duke dërguar mesazhin “Qoftë e përhershme lidhja jonë e fortë” në gjuhën turke, Osmani falënderoi homologun Erdoğan dhe popullin turk për qëndrimin pranë popullit të Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së