| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Pas votimit të dekretit të Begajt në seancën e fundit parlamentare, sot është mbajtur ceremonia e betimit në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Ervin Demo fillon zyrtarisht detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë


Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo është betuar para presidentit Bajram Begaj, duke filluar zyrtarisht detyrën. 

Pas votimit të dekretit të Begajt për emërimin e ministrit Demo në seancën e fundit parlamentare, sot është mbajtur ceremonia e betimit në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Demo zëvendëson në këtë post ish-ministrin Besfort Lamallari, i cili u lirua nga detyra disa ditë më parë.

Që prej shtatorit 2025, Ervin Demo ka ushtruar detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor në Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa më herët ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Beratit, në periudhën 2019-2025.

Gjatë prezantimit të ndryshimeve në kabinetin qeveritar disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama theksoi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të përfshihen edhe çështjet vendore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë