| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Kryeministri shkruan se gjatë telefonatës Thaçi i tha: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”.
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate / ATA
5 orë më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar sot përmes një telefonate ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rama shprehet se telefonata e 17 shkurtit nga Haga ka qenë prej vitesh emocionalisht e vështirë, por këtë herë, sipas tij, Thaçi ishte më i qetë se herët e tjera.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale ku ka ndarë momentet e telefonatës me Thaçin.

Në telefonatë kreu i qeverisë i uron Pavarësinë, Hashim Thaçit, teksa shprehet i shqetësuar për situatën që ai po kalon.

“Gëzuar Pavarësinë edhe ty komandant. Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fort, të dua shumë. Më vjen shumë keq që s’bëj dot më shumë por… Gëzuar edhe të përqafoj shumë fort dhe të fala atyre shokëve. Mirupafshim”, shprehet Rama gjatë telefonatës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërt janë deklaruar të pafajshëm.

BURIMI:ATA