Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes nënshkruan marrëveshje me agjencinë mediatike të Azerbajxhanit

Duran tha se memorandumi parashikon forcimin e bashkëpunimit ekzistues mes Turqisë dhe Azerbajxhanit në fushat e mediave digjitale dhe rrjeteve sociale, mediave audiovizive, komunikimit strategjik dhe menaxhimit të krizave.

By
Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes nënshkruan marrëveshje me agjencinë mediatike të Azerbajxhanit / AA

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Agjencinë për Zhvillimin e Mediave të Azerbajxhanit, në kuadër të Samitit Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik (STRATCOM) 2026 që po mbahet në Stamboll.

Drejtoria e komunikimeve në rrjetin social amerikan X tha se memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Komunikimeve, Burhanettin Duran dhe kryetari i Agjencisë për Zhvillimin e Mediave të Azerbajxhanit, Ahmad Ismayilov.

Duran tha se memorandumi parashikon forcimin e bashkëpunimit ekzistues mes Türkiyes dhe Azerbajxhanit në fushat e mediave digjitale dhe rrjeteve sociale, mediave audiovizive, komunikimit strategjik dhe menaxhimit të krizave.

Palët ranë dakord të krijojnë një komision të përbashkët pune dhe komitete të përhershme brenda Platformës së Përbashkët Mediatike Türkiye-Azerbajxhan.

Platforma synon të forcojë integrimin mes mediave të dy vendeve, të sigurojë informim të saktë të publikut dhe të luftojë së bashku dezinformimin.