| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, pesë vatra zjarri mbeten aktive
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se operacionet për shurjen e zjarreve vazhdojnë në qarqet Tiranë, Pukë, Dibër dhe në disa zona të tjera.
Shqipëri, pesë vatra zjarri mbeten aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra vijojnë aktive

Në orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 18 vatra zjarri, ndërkohë sipas autoriteteve pesë mbeten aktive dhe shtatë janë nën mbikëqyrje.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se operacionet për shurjen e zjarreve vazhdojnë në qarqet Tiranë, Pukë, Dibër dhe në disa zona të tjera.

Sipas njoftimit, në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe tetë automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, dy helikopterë, një automjet zjarrfikës dhe mjete të tjera.

Në javët e fundit Shqipëria është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar dëme në pyje dhe zona të tjera.

BURIMI:TRT Balkan, TRT Balkan dhe Agjencitë