| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tre nën kontroll në 24 orët e fundit
Zjarre aktive ka në disa vendodhje në komunën e Studeniçanit, Makedonski Brod, Veles dhe Zelenikovë.
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tre nën kontroll në 24 orët e fundit
Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tre nën kontroll në 24 orët e fundit / User Upload

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Anadolu.

Sipas QMK-së, zjarre aktive ka në disa lokacione në komunën e Studeniçanit, Makedonski Brod, Veles dhe Zelenikovë.

Nën kontroll janë zjarret pranë fshatrave Aldanci dhe Norovë dhe pranë Borinos dhe Zhitoshes në komunën e Krushevës, si dhe në deponinë në Kratovë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se dje zyrtarët policorë ndaluan një banor të Manastirit për shkaktimin e zjarrit.

Nga MPB-ja theksojnë se zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse nga Manastiri, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Inspektimin e ka kryer një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme i Manastirit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit të ndaluar do të parashtrohet kallëzim përkatës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë