| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Sulme ndërkufitare Rusi-Ukrainë lënë pas 14 viktima
Autoritet ruse njoftuan se sulmet ukrainase vranë të paktën nëntë persona, ndërsa nga sulmet ruse në Ukrainë u regjistruan pesë viktima.
Sulme ndërkufitare Rusi-Ukrainë lënë pas 14 viktima
Sulme ndërkufitare Rusi-Ukrainë lënë pas 14 viktima

Sulmet ukrainase ndaj Rusisë lën pas të paktën nëntë persona të vdekur, ndërsa sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vrarë të paktën pesë të tjerë, sipas zyrtarëve të të dyja vendeve.

Ky shkëmbim sulmesh vjen në një kohë kur si Moska ashtu edhe Kievi po rrisin shkallën dhe intensitetin e sulmeve ndaj njëri-tjetrit, pothuajse katër vjet e gjysmë pas fillimit të luftës.

Viktimat civile në Ukrainë janë rritur ndjeshëm këtë vit, ndërsa Rusia ka intensifikuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, të vështira për t'u përgjuar, sipas të dhënave të OKB-së. Ndërkohë, Kievi ka lëshuar vala sulmesh hakmarrëse ndaj Rusisë, duke përfshirë objekte energjetike dhe depo tregtare, në një përpjekje për ta shtyrë Moskën drejt negociatave për t'i dhënë fund ofensivës së saj.

Shkëmbim sulmesh vdekjeprurëse

Sulmet ukrainase ndaj rajonit rus të Belgorodit, që kufizohet me Ukrainën, vranë katër persona të dielën, mes tyre edhe një vajzë 13-vjeçare pranë një fushe lojërash, tha guvernatori në detyrë i rajonit, Aleksandër Shuvaev.

Një sulm tjetër, me dron, në rajonin rus të Saratovit, që kufizohet me Kazakistanin, vrau dy persona, ndërsa tre të tjerë humbën jetën në një sulm ukrainas me dron ndaj një automjeti në rajonin rus të Udmurtisë, më shumë se 1.000 kilometra larg vijës së frontit, tha guvernatorja në detyrë e këtij rajoni, Olga Abramova.

Në Ukrainë, sulmet ruse vranë dy persona në rajonin lindor të Dnipropetrovskut, dhe të paktën nga një person secili në rajonet jugore të Zaporizhzhias dhe Khersonit, sipas autoriteteve rajonale.

Një sulm tjetër rus shkatërroi një terminal postar në rajonin verior të Harkivit, duke vrarë një punonjës të postës, njoftoi operatori postar Nova Poshta.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë