Ministrat e Jashtëm të Türkiyes dhe Azerbajxhanit diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Hakan Fidan dhe Jeyhun Bayramov zhvilluan një bisedë telefonike, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.

By
Ministrat e Jashtëm të Türkiyes dhe Azerbajxhanit diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe / AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, të martën zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov, ku u diskutuan zhvillimet në rajon, sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, thanë burimet.