| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjitha anijet deri në fund të armëpushimit në Liban
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi në një postim në rrjetin social X, njoftoi se pas armëpushimit në Liban, kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit është liruar.
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjitha anijet deri në fund të armëpushimit në Liban
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjitha anijet deri në fund të armëpushimit në Liban / AA
3 orë më parë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se në përputhje me armëpushimin në Liban, Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për kalimin e të gjitha anijeve tregtare deri në fund të periudhës së armëpushimit.

Erakçi, në një postim në rrjetin social X, njoftoi se pas armëpushimit në Liban, kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit është liruar.

Në mesazhin e tij, ministri iranian deklaroi: “Në përputhje me armëpushimin në Liban, dhe përmes itinerarit të koordinuar tashmë të njoftuar nga Organizata e Porteve dhe Transportit Detar të Iranit, kalimi i të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për kohëzgjatjen e mbetur të armëpushimit.”

Irani kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet e lidhura me ShBA-në dhe Izraelin dhe aleatët e tyre që nga fillimi i konfliktit të nisur më 28 shkurt nga sulmet ShBA-Izrael, deri në pezullimin e përkohshëm të luftimeve më 8 prill.