| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Gashi në Uashington: Maqedonia e Veriut, aleate e NATO-s dhe partnere e besueshme e SHBA-së
Siç njofton zyra për media e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Gashi në fjalën e tij tha se angazhimi i vendit të tij ndaj NATO-s është i fortë, i udhëhequr nga bindja se asnjë komb nuk mund ta sigurojë veten i vetëm.
Gashi në Uashington: Maqedonia e Veriut, aleate e NATO-s dhe partnere e besueshme e SHBA-së
Gashi në Uashington: Maqedonia e Veriut, aleate e NATO-s dhe partnere e besueshme e SHBA-së / TRT Balkan


Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Forumin e Sigurisë të organizuar nga Kongresi Amerikan në Uashington, ka deklaruar se vendi i tij “kontribuon me disiplinë, qëndron pranë aleatëve të saj, i përmbush angazhimet dhe demonstron partneritet përmes veprave”. 

Siç njofton zyra për media e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Gashi në fjalën e tij tha se angazhimi i vendit të tij ndaj NATO-s është i fortë, i udhëhequr nga bindja se asnjë komb nuk mund ta sigurojë veten i vetëm.

“Në një kohë me pasiguri globale, bashkëpunimi brenda NATO-s është më i rëndësishëm se kurrë, veçanërisht për vende si yni, në zemër të Ballkanit. Forcimi i institucioneve, investimi në mbrojtje dhe ndërveprimi i përbashkët janë të domosdoshme për qëndrueshmërinë tonë kolektive. Ne qëndrojmë si një aleat besnik i NATO-s dhe një partner i qëndrueshëm i ShBA-së”, tha Gashi.

Më tej, Gashi përmendi fjalët e ish-presidentëve amerikan, John F. Kennedy dhe George W. Bush për të theksuar rëndësinë e unitetit.

“Në të njëjtin frymë, Maqedonia e Veriut zgjedh përgjegjësinë mbi hezitimin dhe unitetin mbi ndarjen. Ky është premtimi ynë ndaj vlerave tona të përbashkëta, sigurisë tonë të përbashkët dhe një aleance transatlantike të fortë”, theksoi Gashi.

Gashi u adresua në Forumin e Sigurisë me temë “Investimi 5 për qind në mbrojtje deh angazhimi ndaj partneritetit me ShBA-në”. Në këtë ngjarje, ku u diskutua për sigurinë deh bashkëpunimin transatlantik, morën pjesë liderë botëror dhe përfaqësues të Kongresit Amerikan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Gruaja nga Srebrenica kërkon babanë dhe vëllanë e saj prej më shumë se 30 vitesh
Kosovë, PDK-ja do të qëndrojë në opozitë edhe për një mandat
Kosova mbyll Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, do t’i jepet në shfrytëzim Danimarkës
Beqiroviq në OKB: Mohimi i Gjenocidit të Srebrenicës është "akt anticivilizues"
KFOR-i Turk dhuron pajisje edukative për kopshtin e një shkolle në Prizren
Begaj në Luginën e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pjesë e vlerave evropiane
Arkivolet me mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës u përcollën nga Visoko
Pas 30 vitesh, viktima e gjenocidit Nuko Nukiq do të varroset në Potoçari
Fillon afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ekipi turk Muğlaspor transferon futbollistin shqiptar Jurgen Çelhaka
Kurti: BE-ja ka miratuar 206.4 milionë euro fonde për Kosovën
Siljanovska-Davkova: Parimet e NATO-s duhet të zbatohen edhe në BE
Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutas
Mickoski-Kos: Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian si anëtare me të drejta të plota
Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve
Ministrja e Jashtme rumune: Türkiye është partneri kryesor në sigurinë e Detit të Zi
Shkup, hapet ekspozita "Ayasofya - Drita e Heshtjes"
Siljanovska para Samitit të NATO-s në Ankara: Evropa më e fortë është ajo që jeton në paqe
Tiranë, vazhdon në ditën e 38-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Kroacia konfirmon rritjen e numrit të ushtarëve në KFOR