| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Konjufca në Varshavë, në fokus integrimi evropian dhe siguria e Kosovës
Kryediplomati Konjufca tha se në qendër të diskutimeve me homologun estonez ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Konjufca në Varshavë, në fokus integrimi evropian dhe siguria e Kosovës
Konjufca në Varshavë, në fokus integrimi evropian dhe siguria e Kosovës / َAA

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna. 

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i ofron Republikës së Kosovës.

Konjufca tha se në qendër të bisedës me homologun Tsahkna ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, tha Konjufca.

Konjufca tha se Estonia është një shembull i veçantë se si përvoja historike e një populli mund të shndërrohet në vetëdije për lirinë dhe në aftësi për ta mbrojtur atë, derisa sot Estonia këtë e dëshmon edhe përmes rolit të saj prijës në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

Ministri Konjufca tha se mbështetja e Estonisë për Republikën e Kosovës ka qenë dhe mbetet e qartë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë