| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Përshpejtimi i projektit të tunelit Prizren-Tetovë në fokus të takimit Kurti-Mickoski në Nju Jork
Kurti theksoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse janë shtete fqinje, janë edhe shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik.
Përshpejtimi i projektit të tunelit Prizren-Tetovë në fokus të takimit Kurti-Mickoski në Nju Jork
Përshpejtimi i projektit të tunelit Prizren-Tetovë në fokus të takimit Kurti-Mickoski në Nju Jork / َAA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kurti nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale tha se me kryeministrin Mickoski u takuan katër javë më parë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa në Nju Jork vazhduan bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta.

“Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve. Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin”, theksoi Kurti.

Kryeministri kosovar tha se me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut u pajtuan të vazhdojnë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike.

Kurti theksoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse janë shtete fqinje, janë edhe shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri Hoxha: Siguria e rrugëve detare dhe liria e lundrimit janë me rëndësi themelore
Pritje prej 27 vitesh: Idriz Rrecaj në kujtimet e familjes
Mickoski takon Vuçiqin në Nju Jork, diskutojnë zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza
Kurti: Kosovës do të duhej t'i jepej stausi kandidat për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejme
Ministri Hoxha: Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit në BE
Shqipëri, artistët nga Türkiye pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave
Rubio: Shpresoj që së shpejti të vizitoj Serbinë
Integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe siguria, në fokus të takimeve të Mickoskit në Nju Jork
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ata na kanë bërë dëm, por ne kemi fituar
Hoxha: Karta e Adriatikut, shtyllë e vlefshme e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit euroatlantik
Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor
Greqia po përballet me rënie drastike të lindjeve me 42 për qind në shkallë kombëtare
Kryeparlamentari turk priti në takim ministrin e Kulturës dhe të Turizmit të Maqedonisë së Veriut
Forcat e Armatosura të Shqipërisë angazhohen në operacionet për shuarjen e zjarreve në Fier e Durrës
Shqipëri, mbahet Festivali i Fëmijëve me temë "Turqishtja, zgjedhja ime"
Prishtinë, hapet edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë
Ambasadori turk në Tiranë takon ministren Spahiu, në fokus forcimi i bashkëpunimit në shëndetësi
Shqipëri, gratë përbëjnë përqindjen më të madhe të popullsisë
Maqedonia e Veriut dhe Türkiye diskutojnë mundësitë e reja për bashkëpunim në kulturë dhe turizëm