| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
BE-ja vlerëson miratimin e ligjit që e lehtëson rrugën e Kosovës drejt integrimit financiar evropian
“Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira", ka thënë Schuebel.
BE-ja vlerëson miratimin e ligjit që e lehtëson rrugën e Kosovës drejt integrimit financiar evropian
BE-ja vlerëson miratimin e ligjit që e lehtëson rrugën e Kosovës drejt integrimit financiar evropian

Bashkimi Evropian (BE) e ka quajtur hap përpara miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave i cili u miratua këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, e quajti lajm të mirë këtë vendim, i cili, siç tha ai, “e çon vendin drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA)”.

Schuebel konsideroi se ky hap i rëndësishëm po ashtu e integron Kosovën gradualisht në Tregun e Përbashkët të BE-së.

“Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, ka thënë Schuebel.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten kanë miratuar në shqyrtim të dytë Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Miratimi i këtij ligji, është pjesë e veprimeve që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin drejt Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

SEPA është një iniciativë që mundëson kryerjen e pagesave dhe transfertave bankare në euro ndërmjet vendeve pjesëmarrëse sipas kushteve të harmonizuara. Anëtarësimi në këtë zonë synon të ulë kostot dhe kohën e realizimit të transfertave ndërkufitare, duke lehtësuar transaksionet financiare për qytetarët dhe bizneset.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Problemet teknike në rrjetin e trafikut ajror në Itali shkaktojnë vonesa dhe anulime fluturimesh
Belgjika do t'i dorëzojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit
Kolumbia tërhiqet nga Grupi i Hagës, ministri i jashtëm kundërshton qasjen ndaj Izraelit
Zelenskyy kërkon më shumë avionë F-16 dhe mbështetje të mbrojtjes ajrore
ShBA, tre fëmijë dhe një mësues në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi i armatosur në një shkollë
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit
Aeroporti i Frankfurtit po përballet me mungesë të kerozinës për avionë
Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 17 nxënës
Gjermania ndalon konsumimin e alkoolit nëpër stacionet hekurudhore
Rusia godet portin Izmail të Ukrainës dhe dy anije mallrash
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe çmimet e naftës do të bien
Putini kërkon përmirësimin e të gjithë komponentëve të sistemit të sigurisë digjitale të Rusisë
BE për protestën në Tiranë: Të gjitha palët të ulin tensionet, zgjidhja është dialogu
Rrëzohet një avion i vogël në ShBA, humbin jetën 6 persona përfshirë një fëmijë
Presidenti francez pranon shqetësimet e të rinjve mes protestave në shkollat ​​e mesme
Gjermania i kërkon Rusisë të ndalojë sulmet në Detin e Zi që kërcënojnë furnizimet me drithëra
Ushtria izraelite qëllon mbi një autobot uji në jug të Sirisë dhe i dëbon barinjtë
Kolumbia hap ambasadën në Kuds, pavarësisht statusit të diskutueshëm ndërkombëtar të qytetit
FMN-ja dhe Banka Botërore prezantojnë kornizë për luftimin e mashtrimeve financiare digjitale
Spanja planifikon të blejë 15 avionë të tjerë stërvitorë turq "Hurjet"