Aktivisti britanik, Sijaad Hussain, i cili ishte pjesë e Flotiljes Globale Sumud tha se "trajtimi i konsullit britanik nga sionistët (stafi i burgjeve izraelite) ishte degradues".
Hussain, i cili u ndalua ilegalisht nga Izraeli në flotiljen, e cila po transportonte ndihma për në Gaza, në një prononcim foli për ngjarjet që ndodhën pas ndërhyrjes së Izraelit në flotilje dhe burgosjes së tij të mëvonshme.
Ai tha se ushtarët izraelitë, duke u përpjekur të ndalonin flotiljen, qëlluan me topa uji drejt anijeve, duke shtuar se ishte e vështirë të merrje frymë për shkak të presionit.
Hussain shpjegoi se ata u mblodhën, ngritën duart dhe qëndruan roje para ushtarëve të armatosur izraelitë që hipnin në anije ndërsa përmendi keqtrajtimin që iu nënshtruan pas ndërhyrjes.
Sipas tij, kapiteni 72-vjeçar i anijes "All In" në të cilën ndodhej piloti luftarak britanik në pension Malcolm Ducker, u hodh përtokë.
"Këmbët na dridheshin sepse sapo kishim zbritur. I kishim çantat në duar. Ecja kërkonte kohë. Na detyruan të uleshim në dyshemenë e betonit. Pas pak, disa njerëz u ngritën. Kapiteni ynë ishte mbi 70-vjeç dhe e hodhën përtokë. Pati shumë abuzime. Këmbët më dridheshin derisa zbrita nga anija duke mbajtur çantën time. Më shtynë edhe mua. Nuk mund të ecja më shpejt. Në atë moment, një ushtar i armatosur erdhi tek unë dhe u përpoq të më shtynte", thotë Hussain.























