Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan do të takohet nesër me presidentin palestinez Mahmoud Abbas gjatë vizitës zyrtare të liderit palestinez në Türkiye, njoftoi drejtori i Komunikimeve të Presidencës.
Abbas pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin Ankara për një vizitë zyrtare treditore me ftesë të Erdoğanit, tha Burhanettin Duran në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
TË REKOMANDUARA
Gjatë takimit, Erdogan dhe Abbas do të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, shtoi Duran.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















