| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Katër ish-krerët e UÇK-së portretizohen në një mural në Prishtinë
Më 16 shtator pritet të shpallet verdikti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, në një proces që ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë dhe rajon.
Katër ish-krerët e UÇK-së portretizohen në një mural në Prishtinë
Katër ish-krerët e UÇK-së portretizohen në një mural në Prishtinë / AA

Një mural me portretet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është realizuar në qendër të Prishtinës.

Murali i realizuar në rrugën "Eqrem Çabej" në Prishtinë, paraqet portretet e katër ish-krerët e UÇK-së, kur kanë mbetur edhe shtatë ditë deri tek një vendim për ta në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Më 16 shtator pritet të shpallet verdikti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, në një proces që ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë dhe rajon.

Të shtunën, më 12 shator, në Prishtinë do të zhvillohet protestë masive, sipas organizatorëve, në mbështetje të tyre.

Thaçi dhe të tjerët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.