| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, Millorad Gjokoviq
Kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli, ka thënë se është vërtetuar që i akuzuari i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, Millorad Gjokoviq
Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, Millorad Gjokoviq/ AA

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim për krime lufte Millorad Gjokoviqin, për krime lufte në Ozdrim të Pejës në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore serbe, më 7 maj të vitit 1999.

Gjokoviq, i njohur edhe me nofkën “Mici” akuzohet nga Prokuroria Speciale se gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatrat përreth, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, keqtrajtimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe ç’njerëzore.

Kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala Abdyli ka thënë se është vërtetuar që i akuzuari i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet. Shala Abdyli ka shtuar se provat e administruara nuk kanë arritur të dëshmojnë se i akuzuari ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve.

Gjokoviq akuzohej gjithashtu nga Prokuroria për plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të pronës së popullsisë civile.

Sipas aktakuzës, gjatë ofensivës në Ozdrim janë vrarë gjashtë civilë shqiptarë, tre të plagosur janë ekzekutuar pasi ishin trajtuar në spital ndërsa pesë persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

Procesi gjyqësor ndaj Gjokoviqit, i cili u vetdeklarua i pafajshëm në fillim të procesit, nisi më 20 korrik të vitit 2023, ndërsa ai u arrestua më 27 qershor të vitit 2022.

Eksploro
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë të Bujanocit, shpreh mbështetjen për Luginën e Preshevës
Kontingjenti i parë i helikopterëve nga Shqipëria do t'i bashkohet KFOR-it në Kosovë
Kosovë, gratë fermere prezantojnë produktet e tyre në panair
Konjufca: Raporti i UNMIK-ut për Kosovën i bazuar në propagandën serbe, përmban dezinformata
Prishtinë, mbahet Gala Koncerti i Bienales së Muzikës Turke të Ballkanit
Vazhdon me tensione protesta e thirrur nga studentët në Shqipëri, i bashkohen edhe pedagogët
Trendafillova: Gjykata Speciale ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike
Komandanti i KFOR-it, Vergori, takohet në Tiranë me Gjenerallejtënant Arben Kingjin
Kryeministri Rama bën thirrje për dialog me protestuesit
Shqipëri, anija turke "TCG Anadolu" merr pjesë në stërvitjen "Neptune Strike 2026"
Maqedonia e Veriut vazhdon gjendjen e krizës për naftën edhe për gjashtë muaj
Jansha i premton Kurtit mbështetjen e Sllovenisë në rrugën drejt integrimit evropian
Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
Rasti Iva Mihajllova: Ministria e Jashtme e RMV-së thirri në takim përfaqësuesin e ambasadës bullgar
Mbi gjysma e rasteve me kancer të gjirit në Kosovë zbulohen në faza të hershme
Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë
Komisioni Evropian për protestat në Shqipëri: Dënojmë përdorimin e dhunës
Fëmijët e Sarajevës lëshojnë balona fluturues në shenjë mbështetjeje për fëmijët palestinezë
Shqipëri, protestat vazhdojnë me tensione
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë proteston për rritjen e pagave