| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Presidenti iranian: Bisedimet me ShBA-në janë “një hap përpara”, dialogu kyç për “zgjidhje paqësore”
“Dialogu ka qenë gjithmonë strategjia jonë për arritjen e zgjidhjeve paqësore”, shkroi Pezeshkian, duke theksuar se qasja e Iranit ndaj çështjes bërthamore bazohet në “të drejtat e garantuara nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”.
Presidenti iranian: Bisedimet me ShBA-në janë “një hap përpara”, dialogu kyç për “zgjidhje paqësore”
Presidenti iranian: Bisedimet me ShBA-në janë “një hap përpara”, dialogu kyç për “zgjidhje paqësore” / AA
12 orë më parë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se bisedimet mes Iranit dhe ShBA-së, të zhvilluara me mbështetjen e vendeve rajonale, shënuan “një hap përpara”.

“Dialogu ka qenë gjithmonë strategjia jonë për arritjen e zgjidhjeve paqësore”, shkroi Pezeshkian në rrjetin, duke theksuar se qasja e Iranit ndaj çështjes bërthamore bazohet në “të drejtat e garantuara nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”.

Presidenti iranian tha se vendi i “përgjigjet respektit me respekt, por nuk e pranon gjuhën e forcës”.

Irani dhe ShBA-ja rifilluan diplomacinë bërthamore indirekte të premten, pas javësh tensionesh të shtuara, të nxitura nga kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për veprime ushtarake kundër vendit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, i përshkroi bisedimet si një “fillim të mirë”, duke deklaruar se ato mund të vazhdojnë nëse kapërcehet atmosfera e mosbesimit. Ai tha se është rënë dakord që procesi të vazhdojë dhe se palët mund të mblidhen sërish në Muskat të Omanit në një datë të mëvonshme.

Sipas Araghchit, programi raketor i Iranit nuk është subjekt i negociatave, as tani dhe as në të ardhmen, duke e përshkruar atë si një “çështje mbrojtëse”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike
Mamdani kufizon me urdhër ekzekutiv qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e Nju Jorkut
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Franca thotë se një operacion rus synoi ta lidhë Macronin me çështjen Epstein
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Pakistan, të paktën 31 të vrarë nga shpërthimi në kryeqytetin Islamabad
Kryeministri Carney: Türkiye është një “partner jetik” për Kanadanë
Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin
Si një makinë e kuqe nga Azerbajxhani u bë simbol i solidaritetit turk pas tërmetit të vitit 2023?
Panairi i Librit në Damask rikthehet nën Presidentin al Sharaa: “Një fillim i ri me vlerë”
Izraeli godet Libanin mes shkeljeve të armëpushimit
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
Përdoruesit e inteligjencës artificiale arrijnë në 602 milionë në Kinë
I dërguari amerikan Witkoff: Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte
Ministri i Jashtëm francez mbërrin në Damask në ndalesën e parë të turneut rajonal
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për dialog me ShBA-në
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë shkurton shërbimet, shkak mungesa e fondeve
Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës
Holandë, dhjetë komuna u gjobitën për kryerjen e hulumtimeve mbi komunitetet myslimane