| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim homologun turk Ibrahim Ethem Hacıosmanoğlu
"Kjo mbrëmje në prag të kësaj ndeshjeje historike rikonfirmoi lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë në rrugëtimin tonë", shkroi Ademi.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim homologun turk Ibrahim Ethem Hacıosmanoğlu
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim homologun turk Ibrahim Ethem Hacıosmanoğlu / AA

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka mirëpritur në takim homologun e tij turk Ibrahim Ethem Haciosmanoglu, në prag të finales së madhe të "play off"-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes.

Kreu i FFK-së, Ademi ka bërë të ditur se pjesë e delegacionit të lartë të Federatës Turke të Futbollit ishin personalitete të larta të futbollit ndërkombëtar si Servet Yardımcı, ish-anëtar i KE-së të UEFA-s, Marcelo Balboa, legjendë e FIFA-s, si dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Ben O'Neill e Richard van Poortvliet, por dhe mysafirë tjerë nga Türkiye.

"Kjo mbrëmje në prag të kësaj ndeshjeje historike rikonfirmoi lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë në rrugëtimin tonë", shkroi Ademi.

Ai tha se me respektin më të lartë për miqtë nga Türkiye dhe me dëshirë për një lojë "fair-play" dhe spektakël "uroj që festa e nesërme t'u takojë Dardanëve".

"Kupa e Botës ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave dhe një arritje e tillë do të përbënte promovimin më të madh ndërkombëtar për Kosovën", shkroi Ademi.

Të martën nga ora 20:45 lojtarët e dy kombëtareve të futbollit Kosovë-Türkiye zbresin në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë për t'u përballur në ndeshjen finale të "play off"-it, ku fituesi vazhdon tutje pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kreu i federatës turke: Zyra e FIFA-s në Istanbul do të hapet së shpejti
Çiklisti australian Sebastian Berwick fiton edicionin e 61-të të Turit Çiklistik të Türkiyes
Çiklisti italian Bagatin fiton “Etapën Mbretërore” në Turin e Türkiyes
Kreu i Federatës Palestineze të Futbollit refuzon shtrëngimin e dorës me homologun izraelit
Presidenti i FIFA-s: Irani do të luajë ndeshjet e Kupës së Botës në ShBA
Federata Palestineze e Futbollit apelon kundër vendimit të FIFA-s për të mos sanksionuar Izraelin
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Muriqi nominohet për "Ekipin e Sezonit" në La Liga
Mundësi i Shqipërisë Islam Dudaev fiton medaljen e argjendtë në Evropianin e Mundjes në Tiranë
Irani ende nuk ka vendosur për pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026
Gazetarët sportivë italianë kundër planit të ShBA-së për ta zëvendësuar Iranin në Kupën e Botës
I dërguari amerikan propozon zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës 2026
Mundësi turk Riza Kayaalp fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Mundjes
Nis Kampionati Evropian i Mundjes 2026 në Shqipëri
Evropiani në Tbilisi: Kosova garon me gjashtë xhudistë
Irani pret garanci nga FIFA për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026
Lojtarët e kombëtares U-21 të Bosnjës refuzojnë të shtrëngojnë duart me ekipin e Izraelit
Bosnjë e Hercegovina mposht Italinë dhe kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026
Türkiye mposht Kosovën, kualifikohet në Kupën e Botës 2026
Türkiye dhe Kosova do të luajnë për herë të katërt
Hadërgjonaj: Nëse kapaciteti i stadiumit do të ishte 100 mijë, biletat do të ishin shitur të gjitha