Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një telefonatë sot me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe përshkallëzimin e tensioneve ushtarake në rajon.
Sipas një deklarate të bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të presidencës, të dy udhëheqësit shqyrtuan lidhjet Türkiye-Iran si dhe rreziqet në rritje të sigurisë që rrjedhin nga përshkallëzimi i fundit.
Gjatë telefonatës, Erdogan tha se Türkiye është gati të marrë rol ndërmjetësues midis Iranit dhe ShBA-së për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.
Deklarata shtoi se Erdogan i tha homologut iranian Pezeshkian se do të presë sot në një takim në kryeqytetin Ankara, ministrin e Jashtëm të Iranit i cili ndodhet në Türkiye.























