| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Gaza, vriten katër palestinezë në sulmet izraelite ndërsa 22 të tjerë plagosen
Forcat izraelite shënjestrojnë automjetet në lëvizje dhe shtëpitë, thonë burimet mjekësore për Anadolu.
Gaza, vriten katër palestinezë në sulmet izraelite ndërsa 22 të tjerë plagosen
Gaza, vriten katër palestinezë në sulmet izraelite ndërsa 22 të tjerë plagosen

Katër palestinezë u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm, mes shkeljeve të përditshme të marrëveshjes së armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori 2025.

Në zhvillimet e fundit, dy palestinezë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm izraelit që shënjestroi një automjet në zonën Al-Mawasi, në perëndim të Khan Younisit në jug të Gazës, thanë burime mjekësore për Anadolu.

Ushtria izraelite gjithashtu shënjestroi një automjet të dytë pranë kryqëzimit Al-Matahin, në veri të Khan Younisit, ku nuk u raportuan të plagosur, thanë dëshmitarë okularë për Anadolu.

Në mëngjes, ushtria izraelite goditi një shtëpi që i përkiste familjes Doghmush në lagjen Tel al-Hawa, në jug të qytetit të Gazës, duke vrarë një burrë palestinez dhe bashkëshorten e tij dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, sipas burimeve mjekësore.

Në shtëpinë e goditur shpërtheu zjarr pas sulmit, i cili më vonë u shua nga ekipet e mbrojtjes civile dhe banorët, thanë dëshmitarët. Shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit nga Izraeli kanë vrarë 1.066 palestinezë dhe kanë plagosur 3.445 të tjerë deri të dielën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza më 8 tetor 2023, janë vrarë më shumë se 73 mijë palestinezë dhe janë plagosur mbi 173 mijë të tjerë, përveç shkatërrimit të gjerë që ka prekur 90 për qind të infrastrukturës civile.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Sulmi izraelit vret një palestinez dhe plagosë gjashtë të tjerë në Gaza
Izraeli miraton 334 milionë dollarë për rrugët që lidhin vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor
Autoriteti Palestinez dhe Bordi i Paqes diskutojnë për përshpejtimin e rimëkëmbjes së Gazës
Izraeli sulmon sërish Gazën përgjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen 13 viktima
Izraeli vret 8 palestinezë, përfshirë shefin e policisë në Gaza
Palestina bën thirrje për lirimin e drejtorit të ndaluar të spitalit në Gaza
Sulmet izraelite vrasin tetë banorë të tjerë të Gazës, numri i të vdekurve rritet në 73.200
Shkatërrimi i klasave dhe mohimi i të drejtës për t’u arsimuar si fshirje e së ardhmes së Gazës
Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez pranë Kudsit
Ushtria izraelite ashpërson kufizimet ndaj tokave palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar
Izraeli arreston Myftiun e Madh të Kudsit, i ndalon hyrjen në Xhaminë Al-Aksa për një javë
Pesë gjëra që duhet të dini për shpërbërjen e qeverisë së Gazës
Dy palestinezë të vrarë në sulmin izraelit ndaj një banese në jug të Rripit të Gazës
Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza gjatë 48 orëve të fundit
Qeveria e Gazës: Izraeli kontrollon mbi 80 për qind të territorit pas 1.000 ditësh gjenocid
Gaza, numri i të vrarëve nga gjenocidi izraelit rritet në 73.066
Ushtria izraelite shemb ndërtesa në të gjithë Gazën
Gaza, pavarësisht shkatërrimit nga sulmet izraelite futbollistët nuk heqin dorë nga pasioni
Gaza, sulmi izraelit vret një fëmijë palestinez në tendat e të zhvendosurve
Raporti i OKB-së: Izraeli vazhdon të kryejë gjenocid duke i shënjestruar fëmijët palestinezë