| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe shefi i OKB-së diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale në një bisedë telefonike
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet rajonale dhe globale.
Erdoğan dhe shefi i OKB-së diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale në një bisedë telefonike
Erdoğan dhe shefi i OKB-së diskutojnë zhvillimet rajonale dhe globale në një bisedë telefonike / AA

Erdoğan i ka thënë Guterresit se Türkiye po punon për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në Iran, Gaza dhe Bririn e Afrikës.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet rajonale dhe globale.

Në një deklaratë të publikuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes tha se Erdogan i ka thënë Guterresit se Türkiye po punon për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në Iran, Gaza dhe Bririn e Afrikës.

Ai tha se mundësia diplomatike për zgjidhjen e çështjeve midis ShBA-së dhe Iranit duhet të shfrytëzohet mirë, duke shtuar se komunitetit ndërkombëtar ka përgjegjësi për ta parandaluar sabotimin e këtij procesi.

Erdoğan gjithashtu theksoi se vazhdimi efektiv i aktiviteteve të misioneve të OKB-së në Siri është i rëndësishëm dhe se Türkiye do të vazhdojë ta ofrojë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Sipas drejtorisë, gjatë bisedës u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në ishullin e Qipros, si dhe situata humanitare në Gaza dhe Liban.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë