RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja Osmani priti në takim kryediplomaten finlandeze dhe kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës.
Presidentja Osmani priti në takim kryediplomaten finlandeze dhe kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen
Presidentja Osmani priti në takim kryediplomaten finlandeze dhe kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen / AA
16 Shtator 2025

Presidentja e Republikës sëKosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht Kryesuese të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Elina Valtonen.

Sipas njoftimit nga zyra e Zyra e Presidentes së Kosovës, Presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.

Në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së,Valtonen u informua nga Presidentja Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.

Në njoftim thuhet se Presidentja Osmaniritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në nëprocesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e tëdrejtave të njeriut.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë