| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Shtatë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet amerikane në provincën Khuzestan të Iranit
Zyrtari iranian thotë se sulmet shënjestruan zona përreth qyteteve Ahvaz dhe Aghajari.
Shtatë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet amerikane në provincën Khuzestan të Iranit
Shtatë të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet amerikane në provincën Khuzestan të Iranit/ AA

Shtatë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa të SHBA-së të martën e kaluar në provincën jugore Khuzestan të Iranit, sipas raportimeve.

Zëvendësguvernatori i Khuzestanit, Valiollah Hayati, tha për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA se viktimat u shkaktuan nga sulmet me raketa ndaj tri lokacioneve në provincë.

Zyrtari iranian tha se sulmet shënjestruan zona përreth qyteteve Ahvaz dhe Aghajari në Khuzestan.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane njoftoi se kishte ndërmarrë sulme ndaj objektivave që i përkisnin Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Pas këtij njoftimi, mediat iraniane raportuan se shpërthime u dëgjuan në ishullin Qeshm dhe në Bandar Abbas, Sirik, Chabahar dhe Konarak.