Ministri Vengu për misionin e Shqipërisë në Bullgari: Në vijën e parë të sigurisë kolektive

“Në vijën e parë të sigurisë kolektive, një tjetër mision për efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë, një tjetër mundësi për ta mbajtur flamurin shqiptar lart, krah për krah me flamujt aleatë”, tha ministri Vengu.

By
Ministri Vengu për misionin e Shqipërisë në Bullgari: Në vijën e parë të sigurisë kolektive / ATSh

Ushtarakët shqiptarë kanë përmbyllur misionin e radhës në Novo Selo të Bullgarisë, ndërkohë sipas autoriteteve shqiptare ka marrë stafetën misioni i ri.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmbylli me sukses misionin, duke përfaqësuar sipas tij Shqipërinë me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë.

“Në vijën e parë të sigurisë kolektive, një tjetër mision për efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë, një tjetër mundësi për ta mbajtur flamurin shqiptar lart, krah për krah me flamujt aleatë”, tha Vengu.

Ministri Vengu ka theksuar se kontingjenti i shtatë merr stafetën, gati për të treguar sipas tij se “përkushtimi, gatishmëria dhe standardet e NATO-s janë vlera që Forcat Tokësore i mbajnë në çdo mision”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, duke filluar nga 29 nëntor 2022, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të përforcuara (eVA) në Novo Selo, Bullgari.