| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Zjarri në jugperëndim të Francës përhapet në 2.700 hektarë, evakuohen 500 banorë
Shërbimi kombëtar i motit vendosi 75 departamente janë vendosur në alarm portokalli për shkak të të nxehtit.
Zjarri në jugperëndim të Francës përhapet në 2.700 hektarë, evakuohen 500 banorë
Zjarri në jugperëndim të Francës përhapet në 2.700 hektarë, evakuohen 500 banorë

Zjarri që shpërtheu në departamentin jugperëndimor të Landes në Francë ka djegur 1.100 hektarë, duke shkaktuar evakuimin e rreth 500 njerëzve, njoftoi sot transmetuesi BFMTV.

Prefektura e Landes tha se zjarri, i cili shpërtheu të enjten, ishte përhapur në 1.100 hektarë ndërsa asnjë shtëpi nuk ishte prekur deri më tani. Gjithsej 525 persona u evakuuan ndërsa rreth 500 zjarrfikës mbetën të vendosur në vendngjarje.

Prefekti u tha gazetarëve se zjarri ishte ngadalësuar, megjithëse 15 orët e ardhshme do të ishin vendimtare. Në departamentin veriperëndimor të Ille-et-Vilaine, një tjetër zjarr në komunën e Saint-Just nxiti vendosjen e më shumë se 300 zjarrfikësve.

"Meteo-France" vendosi katër departamente si Indre, Indre-et-Loire, Mayenne dhe Deux-Sevres nën alarmin e kuq për një rrezik "shumë të lartë" të zjarreve. Ndërkohë, 57 departamente mbetën nën alarm portokalli për një rrezik "të lartë" nga zjarri.

Shërbimi kombëtar i motit vendosi 75 departamente nën alarmin portokalli për shkak të të nxehtit, me temperatura që priten të variojnë midis 38 gradë Celsius dhe 40 gradë Celsius.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë