| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Belgjikë, kryetari i qytetit Leuven refuzon të presë ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj klubit izraeli
Kryetari i qytetit belg Leuven, Mohamed Ridouani, përmend shqetësimet për sigurinë publike, duke thënë se ndeshja nuk mund të zhvillohet në qytet as me dyer të mbyllura.
Belgjikë, kryetari i qytetit Leuven refuzon të presë ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj klubit izraeli
Belgjikë, kryetari i qytetit Leuven refuzon të presë ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj klubit izraeli. / Foto: Royale Union Saint-Gilloise/FB

Kryetari i qytetit belg Leuven, Mohamed Ridouani, ka refuzuar që klubi belg Union Saint-Gilloise të presë ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva në stadiumin Den Dreef, në një ndeshje të Ligës së Evropës të planifikuar për 22 tetor.

Ridouani e bazoi vendimin në shqetësimet për sigurinë publike, duke thënë se ndeshja nuk mund të zhvillohet në Leuven as me dyer të mbyllura, raportoi të martën gazeta belge Le Soir.

“Union është i mirëpritur këtu, por në këtë rast bëhet fjalë për një ekip izraelit dhe jam konsistent në këtë pikë”, tha Ridouani gjatë një mbledhjeje të këshillit bashkiak.

Ai kujtoi se më parë kishte refuzuar që kombëtarja belge e femrave të luante kundër Izraelit në Leuven.

Po ashtu, iu referua gjithashtu një ndeshjeje të Ligës së Kombeve, në të cilën kombëtarja belge e meshkujve luajti kundër Izraelit në Hungari dhe jo në Belgjikë.

Union Saint-Gilloise konfirmoi se e kishte marrë parasysh vendimin dhe tha se po konsultohet me autoritetet dhe organizatat përkatëse për të gjetur një zgjidhje alternative.

Klubi tani duhet të gjejë një stadium tjetër për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Hapoel Beer Sheva.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë