| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan
Erdoğan ka shprehur bindjen se bashkëpunimi për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të forcohet edhe gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan
Presidentja Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës.

Zyra e Presidentes njofton se në letrën e tij, presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur presidentes Shiroka-Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Erdoğan ka shprehur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula.

Në përfundim të letrës, presidenti Erdoğan i ka uruar presidentes Shiroka-Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.

Shiroka-Pula u emërua presidente e re e Kosovës mesnatën e 6 dhe 7 tetorit, duke shpëtuar vendin nga një krizë e re politike, e cila mund të çonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ajo u emërua presidente pas marrëveshjes ndërmjet partisë më të madhe parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partisë së dytë më të madhe, Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo e fundit e kushtëzoi mbështetjen me votë për presidenten me miratimin e Projektligjit për ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë